Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane, ka folur për mundësinë e transferimit të lojtarëve të rinj në afatin e janarit.
Francezi nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se gjithçka mund të ndodh.
“Gjithçka mund të ndodh në janar. Tash për tash, unë mund të llogaris në futbollistët që i kam dhe jam shumë i lumtur me ta”, ka thënë Zidane.
Ai foli edhe për mungesat që ka në skuadër, siç është Eden Hazard, i cili e ka humbur mundësinë që të lujë në ‘El Clasico’, për shkak të një lëndimi.
Të lënduar po ashtu janë edhe uellsiani Bale dhe braziliani Marcelo.
“Kemi lojtarë të lënduar dhe nuk jam fare i lumtur me lëndimet”, ka thënë francezi.