Categories: FeaturedVendore

IKSHK: Futbollistët e Superligës, larg koronavirusit

Pas testimeve të bëra nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, klubet e Superligës, kanë marr lajme të mira.

Asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

IKSHPK ka testuar futbollistët e katër klubeve të Superligës, Drita, Ferizaj, Trepça ’89 e Dukagjini, të cilëve u janë bërë testet nëse janë infektuar me koronavirus.

Më poshtë gjeni njoftimin komplet të IKSHPK.

SHTATË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!

Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 7 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 23 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 785 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.378.403 raste të COVID-19 dhe 342.840 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Var Kosova

Recent Posts

Guardiola tregon se sa afër është largimit nga Manchester City

Pep Guardiola është tashmë në librin e historisë së Manchester City dhe Premier League. Kampionati…

8 hours ago

VIDEO/ Edon Zhegrova me asist të jashëzakonsë, por ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e fundit të sezonit

Skuadra e Lille ka barazuar 2:2 ndaj Nice në ndeshjen e fundit të këtij sezoni…

9 hours ago

E konfirmuar, PSG ka në listë të blerjes futbollistin me origjinë nga Kosova

SKY Sport Gjermania ka konfirmuar se portieri i Ajaxit me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj,…

1 week ago

Granit Xhaka përmend Prishtinën si vend i preferuar i pushimeve

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka zgjedhur Prishtinën si vendin e parë të preferuar…

1 week ago

Futbollisti shqiptar Armando Broja pritet të transferohet te ky klub i madh gjerman

Futbollisti shqiptar, Armando Broja sezonin e ardhshëm mund të luajë për Borussia e Dortmundin. Siç…

1 week ago

Granit Xhaka reagon në llogarinë e tij personale në Instagram pas kualifikimit në finale

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer…

1 week ago