Featured

Bilic humbet kontrollin – i drejtohet gjyqtarit anglez “u pičku materinu” (Video)

Trajneri i njohur kroat i klubit anglez West Brom, Slaven Bilic, është përjashtuar me karton të kuq nga gjyqtari anglez Mike Dean. Bilic pas përfundimit të pjesës së parë kërkoi sqarime nga gjyqtari Dean për disa vendime të tij dhe kartonin e kuq për mbrojtësin anglez Kieran Gibbs, shkruan VAR Kosova.

Bilic shfaqi pa kënaqësitë e tij në drejtim të gjyqtarit kryesor Mike Dean për vendimet e tij por që në fund e pësoi keq.

Ai u përjashtua me karton të kuq direkt pasi Dean nuk i duroi ankesat e tij.

Trajneri i famshëm kroat pasi u përjashtua me të kuq, iu drejtua gjyqtarit Dean në gjuhën e tij amtare, kroate, duke e ofenduar rëndë “u pičku materinu”, që në gjuhën shqipe i bie ofendim ndaj nënës.

Bilic pjesën e dytë është duke shikuar nga tribunat së bashku me asistentin e tij.

Përkundër lojës së bukur nga futbollistët e tij, WBA po pëson humbje me rezultat 4:2 nga djelmoshat e Carlo Ancelottit të cilën po udhëhiqen nga fantazisti James Rodriguez. /VAR Kosova/

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

1 day ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

1 day ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

1 day ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

1 day ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

1 day ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

2 days ago