Featured

Iniciohet procedurë ndaj trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku

Liga e Parë e Kosovës nuk është aspak e qetë këtë sezon, shkruan VAR Kosova.

Sipas Komisionit të Grave, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, dhe ai i klubit A&N, Genc Tamniku, në ndeshjen e fundit kanë fyer gjyqtarin e ndeshjes.

Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore kundër dy trajnerëve.

Komisioni i garave ka publikuar vendimin kundër Tamnikut dhe Dallkut:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të Superligës dhe të javës së 5-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Iniciim disiplinor

-ndaj zyrtarit për siguri të ndeshjes Mehmet Haxhija, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Dukagjini, derisa lojtarët mysafirë po dilnin nga terreni, i kishte provokuar dhe ofenduar ata.

-ndaj kryetrajnerit të KF A&N, Genc Tamniku, ID: 018076M66, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, sharje dhe ofendime ndaj referit kryesor në ndeshjen Onix – A&N.

-ndaj kryetrajnerit të KF Dukagjini, Armend Dallku, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes, Trepça-Dukagjini, kishte hyrë në fushë, ishte përshëndetur me referët e ndeshjes, ndërkaq referin kryesor e kishte kërcënuar dhe ofenduar.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në iniciime-raporte-ankesës në vendime te Komisioni disiplinor i FFK-së- Komisioni i apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij iniciimi-vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

2 days ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 days ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

2 days ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

2 days ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

2 days ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

2 days ago