Featured

Isco shpërthen ndaj Zidanes me bashkëlojtarët

Isco Alcoron nuk është njëri nga lojtarët e preferuar të trajnerit Zinedine Zidane.

Spanjolli ka cilësi të jashtëzakonshme, por në dy raste kur Zidane ka qenë në krye të bankës së Realit, ai nuk aktivizohet nga francezi.

28-vjeçari qëndroi në bankën rezervë edhe ndaj Barcelonës në El Clasico duke mos u aktivizuar fare.

Por gjatë pushimit të pjesëve, ai ishte duke biseduar me shokët e skuadrës si Marcelo, Luka Modric e Lucas Vasquez.

Reprezentuesi spanjoll ishte duke folur për Zidanen duke iu ankuar bashkëlojtarëve të tij se francezi nuk po i jep minuta.

Por në atë moment kamera kaloi rreth tij dhe biseda e Iscos me bashkëlojtarët është xhiruar e gjitha.

“Kur ai (i referohet trajnerit Zidane) më aktivizon në formacionin e parë, mezi pret të më nxjerrë dhe e bën këtë pas një pjese lojë ose në minutën e 50-të. Ndërsa kur jam në bankën rezervë më fut në fushë në minutën e 80-të”, tha Isco.

Por e ardhmja e tij duket shumë larg Santiago Bernabeut, pasi lojtari ka paralajmëruar largimin në janar nga klubi madrilen për shkak të hapësirave të pakta.

Isco këtë edicion ka luajtur në vetëm katër ndeshje për Realin, në dy nga 45 minuta, një tjetër 57 minuta dhe në takim ndaj Levantes luajti vetëm një minutë.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago