Featured

Mourinho me ironi flet për historinë e Manchester United

Tottenham Hotspur ka arritur që ta turpërojë Manchester Unitedin në Old Traford.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho triumfoi me rezultat të thellë 1-6, duke bërë një fitore historike.

I lumtur për fitoren e skuadrës së tij u shpreh trajneri portugez Jose Mourinho.

‘Special One’, tha se ishte një fitore historike e ekipit të tij, por që vlen vetëm tri pikë.

“United nuk humb shumë ndeshje dhe t’i shënosh atyre gjashtë gola nuk është diçka që ndodh shpesh. Një fitore historike për ne, por gjithsesi vlen vetëm tri pikë”, deklaroi Mou.

Portugezi ka deklaruar se skuadra e tij ishte superiore edhe pse Djajtë e Kuq kaluan të parët në epërsi.

“Janë pikë shumë të rëndësishme, pasi ishim përgatitur mirë teknikisht, taktikisht dhe psikologjikisht. Edhe pse pësuam gol në minutën e parë me penallti, reaguam shumë mirë”.

Tutje portugezi e thumboi pak ish skuadrën e tij, duke thënë se ishin superior ndaj tyre edhe sa ishin me futbollistë të barabartë në fushë.

“Është e vërtet që United luajti me një lojtar më pak për shumë minuta, por edhe kur ishim 11 me 11 ne ishim superior. Ata nuk e kontrolluan në asnjë moment ndeshjen”, ka deklaruar Mourinho.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

23 hours ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago