Featured

Rregulli absurd i Hungarisë nuk e lejon futbollistin shqiptar të luaj në Ligën e Kampionëve

Nëse fati shpeshherë të bën kapriço, padyshim që në rastin e Myrto Uzunit e ka tepruar tërësisht me mënyrën sesi ka luajtur.

Futbollisti dha gjithçka që të bënte ëndrrën realitet, por nuk ka mundur që ta shijojë frytet e kësaj pune të jashtëzakonshme në gjithë këto vite.

Ditën e nesërme Ferencvarosi do të përballet kundër Barcelonës në “Camp Nou” dhe ky duhej të ishte kulmi i Myrto Uzunit në karrierë. Por sulmuesi i Shqipërisë nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë ndeshje, shkruan sportekspres.

Kjo pasi ka rezultuar së fundmi i infektuar me Koronavirus dhe nuk do të ketë mundësinë që të jetë ndaj Barcelonës.

Një shfryrje e lehtë dhe mërzitje që mund të kalonte nëse Hungaria do të procedonte si çdo shtet tjetër. Por këta të fundit e shtojnë edhe më tepër stresin te Myrto Uzuni falë rregullit të tyre disi të pakuptimtë.
Një futbollist nuk mund të luajë dot për një muaj pas daljes si i infektuar nga pandemia. Pra në rastin e sulmuesit kuqezi jemi ende në ditët e para dhe me një kalendar të ngjeshur të “Champions League”, do të humbasi të paktën 3 takime në këtë kompeticion.

Sipas llogarive Uzuni mund të kthehet në 21 nëntor, atëherë kur mbeten edhe tre takimet: “Juventus-Ferencvaros, Ferencvaros-Barcelona dhe Dinamo Kiev-Ferencvaros”.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

1 day ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

1 day ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

1 day ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

1 day ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

1 day ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

2 days ago