Featured

Holanda e turpëron Kosovën, ia shënon gjashtë gola

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar edhe humbjen e dytë ndaj atyre të Holandës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Vashat tona ishin mposhtur në shtëpi nga Tulipanet në tetor me rezultat 6-0, derisa me të njëjtin rezultat kanë pësuar edhe disfatën e dytë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe me një lojë më të bukur nga Përfaqësuesja jonë, mirëpo në 45 minutat e dytë ishte një skuadër tjetër.

Ishte minuta e 50-të kur Holanda shënoi nëpërmjet Snoijs, e që ato shënuan edhe të dytin pas vetëm një minute me anë të Roord.

Kaluar vetëm shtatë minuta nga goli i dytë dhe holandezet realizuan edhe të tretin me anë të Martnes.

Snoeij arriti që të realizonte edhe golin e saj të dytë në takim dhe të katërtin për kombëtaren e saj, gjersa të pestin e shënoi Roord 83-të.

Snoeij nuk u mjaftua me kaq dhe pas një minuti nga goli i pestë, realizoi het-trikun e saj për 6-0. Holanda është lidere e Grupit A me 30 pikë, Russia me 24, Sllovenia me 15, Kosova me dhjetë, Turqia me pesë dhe Estonia me një sosh.

Var Kosova

Recent Posts

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

13 hours ago

Ky është klubi i vetëm që nuk mori licensën për garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë…

15 hours ago

Benzema rikthehet te Real Madrid, kjo është arsyeja

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për…

16 hours ago

Edon Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë – ja renditja

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë. Ylli…

16 hours ago

Gazeta turke shkruan se Vedat Muriqi është afër të transferohet te ky klub

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati…

18 hours ago

Granit Xhaka dhe Leverkusen luajnë sot gjysmëfinalen e parë në Europa League

Roma-Bayer Leverkusen është kryesfida e fazës gjysmëfinale të Europa League, me takimin e parë që…

19 hours ago