Featured

Çështja “Dzeko” Roma, nëse qëndron, boshnjaku dorëzon shiritin e kapitenit

Tek Roma ka një çështje “Edin Dzeko”, që duhet zgjidhur. Klubi verdheq është në dilemë: ta shesë apo ta riintegrojë me grupin, sigurisht në një hierarki të re (boshnjakut do t’i hiqej shiriti i kapitenit, të cilin do ta merrte Pellegrini).

Një qëndrim ky që duket se ka kontradiktë brenda, por këtë e dikton situata e vështirë financiare për shkak të pandemisë së Koronavrusit.

Në një kohë tjetër, nuk do të ishte e vështirë të fitoje para apo ta huazojë një lojtar të nivelit të Dzekos. Sot, edhe pse pëlqehet nga shumë skuadra, është e vështirë t’i gjesh një destinacion të ri sulmuesin veteran.

Kjo është arsyeja pse drejtori i ri sportiv i verdhekuqve, Tiago Pinto, ka në plan të zbatojë planin B: Dzeko qëndron në Trigoria dhe duhet të bindë Fonsecan, i cili e la jashtë skuadrës në fitoren e fundit ndaj Spezias, pas ngjarjeve të fundit, aspak të pëlqyeshme, në dhomat e zhveshjes (trajneri është përplasur ashpër me sulmuesin)

Problemi duhet zgjidhur me qetësi, sepse Dzeko është një futbollist që fiton 7.5 milionë euro në sezon dhe Borja Mayoral, i cili ka një mesatare 1 gol për çdo 80 minuta të luajtura në Serinë A, duhet të rritet më shumë për të marrë përsipër sulmin e verdhekuqve.

Sigurisht që ekziston hipoteza e lamtumirës një javë para mbylljes së merkatos së janarit.

Dzeko do të largohej nga Trigoria për një klub të elitës, siç është Real Madridit. Ekziston ideja e shkëmbimit me Mariano Diaz, i kërkuar edhe më parë nga Roma.

Për boshnjakun ka patur interes edhe nga Barcelona, por “blaugranat” nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje para zgjedhjeve presidenciale. Në lojë mbetet edhe Juventusi, që në sulm është i kompletuar dhe mund të propozojë shkëmbimin me Bernardeschin ose Khediran, emra që nuk i interesojnë Romës.

Po Interi (ka lindur ideja e shkëmbimit me Eriksen)? Kontaktet vazhdojmë, gjithçka mund të ndodhë. “Divorci”, edhe pse duket i vështirë, mund t’u leverdisë palëve. Ndaj duhet pritur deri në orën e fundit të merkatos.

Var Kosova

Recent Posts

Gazeta turke shkruan se Vedat Muriqi është afër të transferohet te ky klub

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati…

2 hours ago

Granit Xhaka dhe Leverkusen luajnë sot gjysmëfinalen e parë në Europa League

Roma-Bayer Leverkusen është kryesfida e fazës gjysmëfinale të Europa League, me takimin e parë që…

3 hours ago

Pas rezultateve të Ligës së Kampionëve, ky shtet siguron vendin e 5-të në sezonin e ardhshëm

Borussia Dortmund ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj…

4 hours ago

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

2 days ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

2 days ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

2 days ago