Featured

Mustafi lagohet nga Arsenali, në bisedime me dy klube gjermane

Shkodran Mustafi është duke kërkuar nga Arsenali shkëputjen e kontratës qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë, kontratë e cila skadon në verën e këtij viti.

Por mediat angleze kanë raportuar se lojtari me agjentin e tij janë në bisedime me klubin londinez për të gjetur një gjuhë të përbashkët për ta shkëputur kontratën tani.

28-vjeçari duket se ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mediat gjermane kanë raportuar se mbrojtësi shqiptar është në bisedime me dy ekipet gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin.

Në rast se do të largohet në janar si i lirë, Mustafi do t’i bashkohet njërës nga këto dy ekipe.

Por nëse Arsenali nuk e lejon largimin e tij, atëherë shqiptari në verë do të largohet si futbollist i lirë.

Gjithnjë sipas medieve gjermane, lojtari preferon vetëm rikthimin në Gjermani afër familjes dhe nuk do t’i shqyrtojë ofertat nga kampionatet tjera vetëm nga Bundesliga.

Kësisoj Hertha Berlin dhe Eintracht Frankfurt mbesin dy ekipet favorite për të nënshkruar me mbrojtësin.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

1 day ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

1 day ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

1 day ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

1 day ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

1 day ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

2 days ago