Featured

Doli nga shtypi libri “Shqipëria Europiane e Gianni De Biasi”

Pas librit “Sabah Bizi dhe brezi i tij” (2019), Besnik Dizdari befason teksa sapo ka nxjerrë nga shtypi librin e tij të ri – i 25-ti – me titullin: Shqipëria Europiane e Gianni De Biasi.

Në pamje të jashtme të duket se është një libër vetëm për Shqipërinë. Nuk është kështu. Po aq sa është për Shqipërinë ky është një libër edhe për Kosovën kur kujton se suksesi i Shqipërisë për në EURO 2016 është më shumë një sukes i futbollistëve të Kosovës se sa të Shqipërisë.

Për këte mjafton të lexosh këto rreshta nga libri:

“… Më 1942 “u themelua” në Tiranë Përfaqësuesja e Kosovës, përveçse u organizua Kampionati i Parë Mbarkombëtar Shqiptar me Prishtinë, Prizren e Pejë. Andej kah mesi i viteve ’90 kam qenë i pari që kam shkruar e zeza në të bardhë, që Kombëtarja të kishte lojtarë nga Kosova. Por kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të mbërrinte dhjetvjetshi i dytë i viteve ‘2000 dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të shndërrohej në gati 80 përqind “kosovare”. Dhe ka ndeshje kur ata kanë qenë 9 apo 10, madje. Megjithate vështroni këte shifër marramendëse:

Në 80 lojtarët që ka aktivizuar në pesë vitet e tij me Shqipërinë trajneri Giani De Biasi, 60 prej tyre janë djem – europianë natyrisht – të Kosovës dhe vetëm 20 të Shqipërisë! Këtu me kuptimin që kaq, pra vetëm 20 ose vetëm 20 përqind, i ka prodhuar Kampionati Kombëtar i Shqipërisë. Dhe shtoj edhe këtu se në ndeshjet finale të Europianit FRANCA 2016, nga 20 lojtarët që luajtën, plot 14 ishin djem të Kosovës… “

Kapitujt e librit janë këto:

* Tregimet e ngjarjeve të Kombëtares 2012 – 2017.

* Kapitulli i fotove të shumta me ngjyra me detajimet e hollësishme të përmbajtjeve të tyre.

* Histori statistikore e Kombëtares së Shqipërisë.

* Ndeshjet themeluese të Kombëtares.

* Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi (skedat e plota të hollësishme të 52 ndeshjeve).

* Kampionati Europian “France 2016” (Pasqyrë e plotë).

* Kombëtarja e Shqipërisë në të gjithë Kampionatet Europiane, Botërore, Ballkanike dhe Turne 1946-2019.

* Trajnerët në bilancet e të gjitha ndeshjeve 1946-2019 (Renditja e arritjeve të secilit).

* Klubi “Loro Boriçi”: Lojtarët me + 20 ndeshje me Kombëtaren.

* Bilanci Skematik: Shqipëria përballë shteteve me të cilët është ndeshur.

* Kombëtarja e Shqipërisë: Të gjitha ndeshjet e saj nga 1946 deri më 2019, sipas secilit vit, me trajnerët përkatës dhe llojin e kampionateve ku ka marrë pjesë.

Sportdashësit kosovar, librin mund ta gjejnë në Librarinë Buzuku në Prishtinë. VAR Kosova do të sjellë kohë pas kohe inserte interesante nga libri.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago