Featured

Postimi i Bale në rrjete sociale, reagon Mourinho: Ishte totalisht gabim

Një postim në “Instagram” nga ana e Gareth Bale shkaktoi shumë polemika në Angli. Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, e la jashtë ndeshjes së mesjavës kundër Everton për shkak se ishte i dëmtuar, por uellsiani mesa duket ka qenë më në formë se kurrë.

Në ditën e ndeshjes lojtari në pronësi të Real Madrid postoi një foto gjatë një seance stërvitore dhe e shoqëroi me fjalët: “Një seancë e mirë stërvitore sot”. Mirëpo, ka qenë vetë “Special One” që ka hedhur poshtë këtë postim, duke sqaruar edhe një herë situatën.

“Më duhet ta pranoj se postimi i tij e vuri atë në qendër të vëmendjes. Por, kishte një kontraditë mes atij postimi dhe realitetit. Që nga fillimi i sezonit, nga marrëdhënia me lojtarët e për çdo gjë jam munduar që të mos bëj asgjë publike, por duhet ta sqaroj këtë situatë”, deklaron portugezi.

“Ndoshta postimi nuk është një përgjegjësi e tij, këtë nuk e di. Unë di të them se ai postim është totalisht gabim. Situata është siç e kam thënë dhe po e ripërsëris për të disatën herë. Bale nuk po ndihej mirë dhe kërkoi të bënte një skan.

E bëri dhe ajo nuk nxorri ndonjë dëmtim, por ai ndiente diçka. Trajneri dhe stafi mjekësor nuk mund të dalin kundër ndjenjave sepse janë ato që kanë rëndësi. Kështu që ai nuk ishte gati për Evertonin. Është kaq e thjeshtë. Nëse Gareth do të jetë gati për nëser, sigurisht që do të grumbullohet”, përfundon Mourinho.

Var Kosova

Recent Posts

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

53 mins ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

18 hours ago

Ky është klubi i vetëm që nuk mori licensën për garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë…

20 hours ago

Benzema rikthehet te Real Madrid, kjo është arsyeja

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për…

20 hours ago

Edon Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë – ja renditja

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë. Ylli…

21 hours ago

Gazeta turke shkruan se Vedat Muriqi është afër të transferohet te ky klub

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati…

23 hours ago