Featured

Rezulton negativ në test për Covid 19, Mustafi mund të debutoj me Schalken

Shkodran Mustafi ka marrë një lajm të mirë mbrëmjen e së premtes.

Mbrojtësi shqiptar ditë më parë ka kompletuar transferimin te Schalke 04 nga Arsenali, por ka qenë në izolim për shkak të fluturimit të tij nga Anglia.

Gjermania e ka future në zonën e kuqe Britaninë e Madhe dhe kjo e ka detyruar Mustafin të qëndrojë i izoluar.

Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka bërë disa teste për COVID-19 dhe variantin e ri të coronavirusit, por që të gjitha i kanë dalë negative.

Tani te Schalke po presin dritën e gjelbërt të autoriteteve shëndetësore për ta inkuadruar Mustafin në lojë.

Trajneri i Schalke 04, Christian Gross ka thënë se egziston një mundësi që Mustafi të debutojë ndaj RB Leipzig të shtunën.

“Ekziston një mundësi që Mustafi të luajë. Ai ka një qëndrim shumë profesional. Nëse autoritet shëndetësore na japin dritën e gjelbër, atëherë ai do të jetë me skuadrën. Unë nuk e përjashtojë mundësinë që ai të parqitet ndaj Leipzig”, ka deklaruar Gross.

28-vjeçari ka rezultuar pozitivë ndërsa tani po pret vetëm përgjigjen përfundimtare për t’iu bashkuar ekipit.

Kujtojmë që Mustafi ka dhënë një parashikim për Transfermarkt, ku ka parashikuar fitoren e ekipit të tij të ri 1-0 ndaj Leipzig.

Var Kosova

Recent Posts

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

14 hours ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

15 hours ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

16 hours ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

17 hours ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

19 hours ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

21 hours ago