Featured

Suning siguron: Shlyejmë të gjitha detyrimet brenda muajit qershor

Komisioni i vigjilencës, që monitoron soliditetin financiar të klubeve profesioniste në Itali (Covisoc) i ka kërkuar garanci për pagesën e detyrimeve shoqërisë kineze Suning, e cila ka edhe pronësinë e Interit.

Grupi kinez ka nisur procedurat për shitjen e klubit, duke qenë se qeveria kineze ka bllokuar investimet jashtë vendit në sektorë jo strategjikë, megjithatë ka dhënë garanci ndaj Covisoc se do të shlyejë të gjithë detyrimet e parashikuara brenda muajit qershor.

Bëhet fjalë për një shifër prej rreth 195 milionë eurosh për t’u paguar, përfshi këtu pagat e lojtarëve dhe punonjësve të tjerë të klubit, si dhe këstet e kartonëve të futbollistëve të blerë gjatë kësaj kohe.

Shoqëria kineze ka garantuar se klubi do të kryejë në mënyrë korrekte të gjithë pagesat, por njëkohësisht ka konfirmuar se do të vijojë negociatat për shitjen e aksioneve, duke qenë se vetë e ka të pamundur ta mbajë Interit në nivele të larta.

Aktualisht Suning po negocion me fondin britanik BC Partners për shitjen e aksioneve të klubit, por përveç tyre, kanë shprehur interes edhe fonde të tjera të mëdha e të njohura, që dëshirojnë të investojnë në futboll.

Ndërkohë sot u plotësuan edhe kriteret e vendosura për shitjen përfundimtare të Candrevës, pasi klubi i Sampdorias kishte garantuar se do të paguante kartonin e mesfushorit menjëherë pasi të fitonte pikën e parë në muajin shkurt.

Sot Sampdoria mori një barazim ndaj Beneventos dhe gjatë javës së ardhshme do të duhet të paguajë 2.5 milionë euro në arkat e klubit të Interit, ndërsa zikaltrit kanë gjetur akordin edhe me futbollistët sa u përket pagave.

Kështu në fund të muajit janar u paguan rrogat e korrikut dhe gushtit, me shtatorin e tetorin që janë marrë në kohë, ndërsa për pagat e nëntorit dhe dhjetorit është vendosur një shtyrje për në fund të sezonit.

Var Kosova

Recent Posts

Anglia publikon listën provizore të lojtarëve, mungojnë shumë yje

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar plotë 33 futbollistë në listën përgatitore…

13 hours ago

Kjo është lista e Portugalisë për Kampionat Evropian

Trajneri Roberto Martinez ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të përfaqësojnë Kombëtaren e…

15 hours ago

E bujshme, Toni Kroos merr këtë vendim për të ardhmen e tij

Real Madrid CF njofton se Toni Kroos ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij…

16 hours ago

Zbulohen emrat e katër yjeve të Anglisë që mund të mbesin jashtë Kampionatit Evropian

Katër lojtarë të famshëm të Ligës Premier thuhet se po përballen me një pritje me…

17 hours ago

Ylli i madh mbetet jashtë listës së Argjentinës për Copa America

Argjentina nuk do të grumbullojë për Kupën e Amerikës, Paulo Dybalën. Lajmi po qarkullonte prej…

17 hours ago

Mesfushori 26 vjeçar i Bundesligës pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Një lojtar 26-vjeçar që ka luajtur 159 ndeshje në Bundeligë të Gjermanisë, ende është pa…

19 hours ago