Featured

Gerrard flet rreth mundësisë për zëvendësimin e Jurgen Kloppit

Pas lajmit që Joachim Low nuk do të jetë më trajner i Gjermanisë pas EURO 2020, janë rritur spekulimet se atë mund ta zëvendësoj Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it.

Në anën tjetër, pas rezultateve jo të mira që është duke kaluar Liverpooli, ka pasur spekulime se Klopp mund të jetë pranë shkarkimit, dhe se zëvendësimi ideal i tij është legjenda e “Të Kuqve”, Steven Gerrard.

Këtyre spekulimeve i është përgjigjur menjëherë Gerrard, ku tregoi respektin që e ka për Klopp, dhe u shpreh se mund të mos jetë i gatshëm për këtë detyrë.

“Tifozët e Liverpoolit nuk duan që unë të jem trajner i klubit, ata duan që Jurgen Klopp të jetë. Do të doja ta dinit se sa shumë ne (tifozët) e duam Kloppin”, tha Gerrard.

“Liverpool është klubi im. A e kam ëndërr që një ditë të jem menaxher? Po, e kam. Por ende jo, dhe kush mund të thotë që unë mund të jem mjaftueshëm i mirë për atë punë”, shtoi legjenda e Liverpool-it.

Rikujtojmë që Gerrard arriti të fitoj titullin e kampionatit skocez me skuadrën e Rangers, skuadër kjo që kishte një dekadë pa e fituar titullin e Ligës së Skocisë.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

20 hours ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

21 hours ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago