Featured

Muriqi flet pas humbjes me Suedinë

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas ndeshjes,Vedat Muriqi, për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi se ndeshjen e filluan me disa gabime, që kundër një kundërshtari si Suedia nuk duhet të ndodhin.

“Filluam ndeshjen nuk po dua me thane me gabime personale, me kësi kundërshtari nuk mund të bëjmë kësi gjysmë gabime, patën edhe unë rastin si sulmues, në kësi ndeshje nuk duhet të humbasësh kësi raste. Më vjen keq, në emrin tim kërkoj falje, nuk kam çfarë të bëj”, ka deklaruar Muriqi.

Golat për Suedinë i shënuan Ludëig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson.

Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.

Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë.

Kosova më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës në Sevilla.  

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

2 days ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

2 days ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

2 days ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago