Featured

Porto bën mrekullinë, Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve

Juventusi fitoi 3-2 përballë Portos, fitore që nuk i mjaftoi bardhezinjve të Andrea Pirlos. Sukses fantastik për skuadrën portugeze, që kualifikohet në çerekfinalet e Champions League pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë.

Ndeshje spektakolare dhe plot emocione në Torino, aty ku u luajtën 120 minuta të zjarrta. Porto fitoi një penallti në minutën e 19-të dhe zhbllokoi sfidën. Sergio Oliveira nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.

Kaq për pjesën e parë, teksa pushimi i bëri mirë kampionëve të Italisë. Federico Chiesa realizoi dy gola brenda 14 minutave (49′ dhe 63′), teksa miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 54-t, pasi Taremi u ndëshkua me të kuq.

Juventusi dominoi kundërshtarin, por 90 minutat përfunduan në 2-1 dhe ndeshja shkoi në shtesa. Vendasit nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe u befasuan në minutën e 115-të. Sergio Oliveira gjeti golin e dytë personal falë një goditje dënimi fantastike.“Zonja” reagoi dhe Adrien Rabiot me kokë gjeti rrjetën dy minuta më vonë. Gol shpresë për Juventusin, por Porto rezistoi në minutat e mbetura dhe kaloi në tetë skuadrat më të mira të Evropës falë dy golave jashtë fushe, duke iu bashkuar Dortmundit në çerekfinalet e Champions.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

20 hours ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

21 hours ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago