Featured

E fundit, themelohet Superliga e Evropës, këto janë detajet

Tashmë është bërë edhe zyrtare, Superliga e Evropës në futboll do të jetë realitet.

Klubet themeluese të Superligës së Evropës, kanë publikuar komunikatën e parë zyrtare, duke thënë se kanë arritur marrëveshje që të nisin këtë kompeticion të ri në Evropë.

Klubet themeluese janë: AC Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter Milan, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid & Tottenham.

Pritet që edhe tri klube të tjera të bashkohen deri në fillimin e sezonit inagurues.

PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e kësaj gare.

Gara do të zhvillohet me 20 klube, ku 15 janë themeluese ndërkohë 5 të tjera do të futen përmes një mekanizimi kualifikues.

Takimet planifikohen të zhvillohen në mesjavë, teksa klubet e Superligës Evropiane planifikojnë të vazhdojnë qëndrimin në ligat respektive.

Në njoftimin zyrtar thuhej se pritet që në një afat sa më të hershëm të fillohet me këtë garë.

UEFA dhe kampionatet respektive, Premier Liga, La Liga, edhe Serie A kanë njoftuar se klubet e lartëcekura do të përjashtohen nga të gjitha garat në qoftë se vendosin të vazhdojnë me këtë iniciativë./Insporti.com/

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago