Featured

Trajneri i klubit të Serie A: Kjo iniciativë si një grusht shteti, nuk duam të luajmë ndaj Milanit

Krijimi i Super Ligës është tema e ditës sa i përket opinionit futbollistik dhe jo vetëm, teksa nga momenti në moment shtohen sulmet nga të katër anët e botës ndaj 12 klubeve nismëtare të këtij kompeticioni.

Më i fundit ka qenë trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, që ka dalë hapur me qëndrimin e tij dhe ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë kundër Milanit nesër dhe se do ta bëjë këtë vetëm nëse e detyron presidenti.

“Është gjithçka e gabuar dhe mendoj se ka ardhur koha që të shprehemi. Unë nesër nuk kam dëshirë të luaj, sepse Milani është pjesë e tre klubeve themeluese, ndaj qëndrimin tim ua kam bërë të qartë lojtarëve dhe presidentit. Nëse ky i fundit më detyron, do të shkojmë, por sigurisht që kam mbetur keq nga kjo iniciativë. Ndoshta unë dhe shoqëria ku punoj kemi qenë budallenj që kemi ëndërruar, por diçka e kemi arritur deri tani. Kjo nismë është e njëjtë me një grusht shteti”, deklaroi De Zerbi.

Tekniku i Sassuolos konfirmoi se do të bëjë të pamundurën që të bindë të tijtë për të mos luajtur nesër ndaj Milanit, teksa theksoi se ka ardhur koha që njerëzit kundër Super Ligës ta shprehin hapur qëndrimin e tyre dhe të veprojnë.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

2 days ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

2 days ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

2 days ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

2 days ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago