Featured

Zyrtare: Jose Mourinho trajner i ri i Romës

AS Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin portugez e njohur Jose Mourinho, shkruan VAR Kosova.

Roma përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se Mourinho ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2024.

Roma do të jetë klubi i dytë italian të cilin do ta drejtojë pas Interit në vitin 2010, skuadër me të cilen fitoi tripletën.

Klubi romak sot gjatë ditës bëri të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin portugez, Paulo Fonseca, por i cili do të qëndrojë deri në fund të këtij kampionati.

Roma renditet në pozitën e shtatë me 55 pikë pas 34 xhiro. Edhe katër xhiro kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në fund, por që nuk ka shanse të kualifikohet në Ligën e Evropës apo Ligën e Kampionëve.

Ish kampioni italian të enjten do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Manchester United, por thuajse është eliminuar pas rezultatit të ndeshjes së parë 6:2. /VAR Kosova/

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

20 hours ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

21 hours ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago