World Cup 2022

Enis Bardhi: Të japim 100% ndaj Ukrainë dhe të shijojmë çdo moment të lojës

Enis Bardhi, futbollist i Levantes në La Liga, aktualisht i grumbulluar në Europian me Maqedoninë e Veriut, në një intervistë të shkurtër për të dërguarin e SuperSportit pranë kësaj përfaqësueseje, Glend Tafaj, theksoi se duhet dhënë gjithçka nga vetja ndaj Ukrainës, pa menduar për arritjet individuale. Nën drejtimin e Angelovskit, përveç Bardhit, luajnë edhe pesë shqiptarë të tjerë: Ademi, Alioski, Musliu, Bejtullai dhe Ferhan Hasani.

Enis, pavarësisht rezultatit ndeshja debutuese ishte emocionuese…

Ndaj Austrisë ishte ndeshje me shumë emocione, ishim debutues dhe normalisht emocionet dhe euforia kishin rolin e tyre. U futën në takim shumë mirë, ishte pak e rëndë, me dyluftime të ashpra dhe fizike. Pavarësisht rezultatit, besoj që kemi zhvilluar një lojë të mirë. Austria është skuadër e fortë fizikisht, në 20 apo 15 minutat e fundit ramë pak. Është e natyrshme që kur bie fizikisht e humb përqendrimin.

Si e prisni ndeshjen me Ukrainën? Edhe pse është një emër i rëndësishëm, nuk ka lojtarë të mëdhenj në përbërje…

Në Europian nuk ka ndeshje të lehta apo kundërshtarë që mund t’i nënvlerësosh. Duhet të fokusohemi 100% në lojën tonë, të japim maksimumin, gjithçka qe kemi, dhe ta shijojmë çdo moment të lojës.

Sa shumë e kërkon Enis Bardhi një gol në Europian?

Nuk fokusohem shumë në këtë aspekt, ekipi është gjithmonë para gjërave individuale. Nëse mendon në këtë ënyrë, goli gjithmonë vjen. Kolektivi është më i rëndësishmi, shpresoj që pikë të marrim sa më shumë, kjo është gjithçka për mua.

Var Kosova

Recent Posts

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

1 day ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

1 day ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

1 day ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

1 day ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

1 day ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

1 day ago