Featured

​Xhaka këmbëngul te largohet nga Arsenali, ky është vendimi i tij i fundit

Granit Xhaka është aq i etur për të kaluar në Romë, sa që thuhet se ai ka vendosur të heqë dorë nga bonuset e tij te Arsenali për t’u bashkuar me José Mourinho në Kryeqytetin italian.

“Special One” ka kërkuar që Xhaka të jetë prioritet në këtë afat kalimatr dhe të dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshje për lojtarin.

Gjigandët e Serie A i kanë ofruar Arsenalit 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit i cili u transferua në stadiumin “Emirates” në një marrëveshje prej 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se kapiteni i Arsenalit tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me “Giallorossët”.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, me përfitime prej 2.5 milionë euro në vit dhe tashmë ka informuar “Topçinjtë” se ai dëshiron të transferohet në Romë.

Reprezentuesi i Zvicrës ka bërë edhe më shumë, ai i ka thënë klubit të tij se do të heqë dorë nga bonuset e tij nga sezoni 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve.

Kontrata e Xhakës me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023. Ai ka 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me “Topçinjtë”.

Var Kosova

Recent Posts

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 hour ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

4 hours ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

5 hours ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

5 hours ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

22 hours ago

Granit Xhaka synon këtë rekord absolut të futbollit evropian

Në fillim suksesi i Bayer Leverkusen ishte një nga historitë e këtij sezoni. Është duke…

23 hours ago