Featured

Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Tokio 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë publike sot listën e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat fillojnë më datën 23 korrik dhe zhvillohen deri më datën 8 gusht.

Në dallim prej Lojërave Olimpike Rio 2016, ku Kosova përfaqësohej nga tetë sportistë, tani në Tokio 2020, do të kemi 11 sportistë, gjashtë prej tyre femra dhe pesë meshkuj.

Të pranishëm në këtë ceremoni të publikimit të emrave olimpikë ishte kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhiaj dhe njëra nga sportistet që do ta përfaqësojë Kosovën në Tokio 2020, boksierja Donjeta Sadiku.

Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi tregoi emrat që përbëjnë listën e sportistëve olimpikë, duke shtuar që për dallim nga Lojërat Olimpike Rio 2016, Kosova do të ketë tre sportistë më shumë në Tokio 2020.

“Pra, sot po shpallim publikimin, listën e fundit të garuesve, të cilët do të marrin pjesë në Tokio 2020. Gjithsej kemi 11 sportistë të cilët vinë nga gjashtë sporte të ndryshme, nga xhudo, mundja atletike, not, boks dhe shenjëtari sportive. Prej 11 sportistëve, gjashtë prej tyre janë femra, ndërsa pesë meshkuj. Kjo do të thotë që ende në Kosovë po dominojnë vajzat dhe po na bëjnë krenarë dhe dua t’i falënderoj. Prej kësaj, liste me normë olimpike janë Majlinda Kelmendi (xhudo, kategoria -52 kg), Distria Krasniqi (xhudo, -48 kg), Nora Gjakova (xhudo, -57 kg), Loriana Kuka (xhudo, -78 kg) Akil Gjakova (xhudo, -73 kg). Të gjithë këta janë nga xhudo, kurse në mundje kemi Egzon Shalën në kategorinë -125 kg, stil i lirë. Kurse të ftuar nga komisioni tre palësh i kemi Donjeta Sadiku (boks, kategoria 57-60 kg), Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive, 10 metra pushkë ajrore). Të ftuar sipas vendeve të rezervuara, për shkak të universalitetit e kemi Eda Zeqiri (not, disiplina 400 metra stil i lirë), kemi Olt Kondirollin (not, disiplina 100 metra stil i lirë), edhe Musa Hajdari (atletikë, 800 metra vrapim). Pra, për dallim nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku ishim vetëm tetë sportistë, që edhe në atë kohë ishin mjaft, këtë herë ekipi olimpik është rritur për tre sportistë, siç e shihni gjithsej i kemi 11 sportistë”, tha presidenti Krasniqi.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

3 days ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

3 days ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

3 days ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

3 days ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

3 days ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

4 days ago