Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka folur për media pas ardhjes në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Krasniqi ka thënë se është mirënjohëse për pritjen që i është bërë dhe ka falënderuar të gjithë popullin shqiptar për përkrahjen që i është dhënë tërë kohën sa ishte në Tokio.

“Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falenderu gjithve, sidomos popullit shqiptar qe na ka mbështet vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbet vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me ma shumë”, ka thënë ajo.

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë dhe ishte e fituesja e dytë e Kosoës në histori. Pas saj fitoi edhe Nora Gjakova.