Atleti italian Lamont Marcell Jacobs ka befasuar duke fituar medaljen e artë olimpike në 100 metra sprint.

Jacobs, që është kthyer në sprint në vitin 2018 pasi më herët kishte garuar në kërcim së gjati, triumfoi me kohë 9.80 sekonda në Tokio, duke qenë 0.04 sekonda para amerikanit Fred Kerley.

Kanadezi Andre de Grasse fitoi të bronztën, për të cilin është e bronzta e dytë me radhë në 100 metra.