Featured

Xhaka e pranon se ka vazhduar kontratën me Arsenalin

Granit Xhaka ka vazhduar t’i qëndroj besnik skuadrës londineze Arsenal, përkundër se po kalojnë momente jo të mira në Angli.

Mesfushori shqiptar ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën londineze deri në qershor të vitit 2024.

Kësisoj Xhaka mbetet njëri nga futbollistët më të vjetër që është në klub dhe njëherish edhe ndër lojtarët më të rëndësishëm.

28-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të klubit duke u shprehur shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Topçinjtë.

“Jam shumë i lumtur që jam ende këtu. Kam firmosur një kontratë të re me Arsenalin dhe dëshiroj që të rikthej besimin e klubit dhe tifozëve. Ata e dinë që kam dhënë dhe do të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe stërvitje”, tha mesfushori shqiptar.

Tutje reprezentuesi i Zvicrës foli edhe për objektivat që ka klubi këtë sezon.

“Natyrisht ne duam të arrijmë diçka të madhe. Pas dy ndeshjeve të para shumë njerëz po flasin për këtë klub, por unë dua t’iu them se asnjë sezon nuk përfundon pas dy ose tri ndeshjeve”.

“Kemi edhe shumë ndeshje para nesh, e dimë se duhet të përmirësojmë shumë gjëra dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”, deklaroi Xhaka.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

2 days ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 days ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

2 days ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

2 days ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

2 days ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

3 days ago