Featured

Besart Berisha prezantohet sot te Prishtina

Besart Berisha i është nënshtruar dje testeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën edhe zyrtarisht me klubin më të madh në Kosovë, Prishtinën. Berisha do të prezantohet sot (e mërkure) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prezantimi i tij do të bëhet në ora 14:00.

Prishtina ditë më parë konfirmoi se ka arritur marrëveshje me ish-reprezenteusin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36 vjeçar.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg.

Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe në Angli me klubin e Burnleyt, megjithatë kulmin e karrierës e ka arritur në Australi duke fituar katër tituj të kampionit dhe është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian me 147 gola.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago