Futboll

Ronaldo dëshironte transferimin te Man City

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se ishte i hapur për kalimin në Etihad te Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës. 

Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit gjatë verës, pasi ylli portugez lidhej me një largim nga Juventusi dhe rikthim në Ligën Premier.

Klubi më i interesuar dhe më afër tij u tha se ishte City, por në fund Ronaldo zgjodhi të rikthehet te Manchester Unitedi.

City u përpoq dhe nuk arriti të largonte njërin nga Bernardo Silva, Gabriel Jesus ose Riyad Mahrez ndërsa Pep Guardiola kërkoi të sillte Ronaldon, i cili përfundimisht zgjodhi të nënshkruajë përsëri për klubin nga Old Trafford.

Megjithatë, sipas mediumit të njohur COPE, Ronaldo donte të transferohej në Etihad te City nga Juventus para se Unitedi ta thërriste.

Publikimi spanjoll është informuar nga gazetari evropian i futbollit Guillem Ballague se 36-vjeçari ishte gati të nisej për në Etihad, por kampionët e Ligës Premier nuk ishin në gjendje të shisnin një sulmues për t’i lënë vend ardhjes së tij.

Ndryshe, Ronaldo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Djajtë e Kuq dhe pritet të debutojë këtë fundjavë me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

24 hours ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

1 day ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

1 day ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

1 day ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

1 day ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

2 days ago