Featured

Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të Xherdan Shaqirit që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij në Zvicër

Ende nuk është e sigurt se kur Xherdan Shaqiri do të nisë ndërtimin e shtëpisë së re.

Ylli shqiptar ka shkaktuar polemika të mëdha në kantonin e Aragaus në Zvicër, pasi dëshiron ndërtimin e një shtëpie me 270 metra katrorë.

Kjo gjë është kundërshtuar ashpër nga fqinjët e yllit nga Kosova.

Tanimë gazeta zvicerane Blick ka zbuluar edhe planin e shtëpisë super luksoze të Shaqirit.

Ajo përfshinë një garazh të madhe që është e projektuar për tri makina, një pishinë, disa ballkone dhe një oborr shumë i bukur.

Ky plan është bërë nga arkitekti i famshëm zviceran Ernico Kyburz.

Ndërtimi i kësaj shtëpie nga Shaqiri është kundërshtuar nga banorët e zonës, pasi ata kanë thënë se ky objekt i madh shkakton mungesë të gjelbërimit si dhe pengon dritën e diellit.

Por sipas mediave zvicerane Shaqiri pritet të marrë leje nga kantoni për ndërtimin, pasi plani i plotëson të gjitha kushtet përkundër që pritet të ketë vonesa deri në fillimin e punimeve.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

2 days ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

2 days ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

2 days ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

2 days ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago