Featured

Ish-trajneri i Bayern Munich shihet si favorit për ta pasuar Challandesin te Përfaqësuesja e Kosovës

Trajneri i njohur gjerman, Felix Magath shihet si favorit për t’u bërë trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës pas largimit të Bernard Challandes.

Sot është konfirmuar zyrtarisht se Challandes ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Largimi i tij si përzgjedhës i Kosovës vjen pas një marrëveshje konsensuale më Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Pas largimit të Challandes, drejtuesit e FFK-së kanë filluar punën për gjetjen e pasuesit të zviceranit dhe tashmë kanë disa emra në listë.

Sipas burimeve të Telegrafit, trajneri gjerman, Felix Magath shihet si favorit për të marrë drejtimin e Kosovës.

Burimet e Telegrafit tregojnë se Magath ka marrë tashmë një ofertë nga drejtuesit e FFK-së dhe e ka pranuar atë.

Ndryshe, Magath është emër i njohur i futbollit, pasi në të kaluarën ka drejtuar klube të njohura si Bayern Munich, Hamburg, Werder Bremen, Stuttgart, Wolfsburg dhe Schalke.

68-vjeçari gjithashtu ka pasur suksese të mëdha duke fituar dy herë Bundesligën me Bayernin dhe një herë me Wolfsburgun.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në këtë aks.

Var Kosova

Recent Posts

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

1 day ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

1 day ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

1 day ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

1 day ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

1 day ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

1 day ago