Kombëtarja e Kosovës

Përzgjedhësi i Gjeorgjisë flet për ndeshjen me Kosovën: Është një kundërshtar shumë cilësor

Përzgjedhësi i Gjeorgjisë, Willy Sagnol ka mbetur i befasuar me cilësinë që ka Përfaqësuesja e Kosovës.

Sagnol për nivelin e ‘Dardanëve’ është bindur me ndeshjen e 2 shtatorit në Batum, ku Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat prej 1:0.

Kosova do të ndeshjet sërish me Gjeorgjinë, ku kësaj radhe takimi do të zhvillohet me 12 tetor në “Fadil Vokrri”.

Ish-lojtari i njohur francez ka thënë se Kosova e ka grupin e lojtarëve me të mirë se Gjeorgjia, duke marrë parasysh edhe nivelin ku luajnë lojtarët ‘Dardan’.

“Për të qenë i sinqertë u befasova pak kur u njoha me pritjet e shtypit gjeorgjian para ndeshjes me Kosovën. Më la përshtypje se gjithçka ishte e lehtë dhe të gjithë ishin në pritje të lojës. Por duhet marrë parasysh përbërjen e Kosovës, lojtarët e saj luajnë nëpër klubet si Napoli e Lazio, si dhe skuadra të tjera të nivelit të lartë”.

“Ne ende nuk kemi lojtarë në ekipe të tilla. Ne punojmë shumë dhe shpresojmë që një ditë lojtarët tanë të luajnë në klube dhe liga më të mira, ky është qëllimi ynë. Sidoqoftë, duhet shumë punë për ta arritur këtë. Kur ne luajmë kundër një përfaqësueseje lojtarët e së cilës aktivizohen në nivelin më të lartë, nuk mund të themi se një ndeshje e tillë do të jetë e lehtë për ne, dhe ky është një fakt”., deklaroi Sagnol.

Gjeorgjia sot (e hënë) ka nisur edhe stërvitjet për dy ndeshjet e muajit tetor. Së pari gjeorgjianët do të përballen me Greqinë në Batum, derisa tri ditë me vonë ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Var Kosova

Recent Posts

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

3 hours ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

3 hours ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

4 hours ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

21 hours ago

Granit Xhaka synon këtë rekord absolut të futbollit evropian

Në fillim suksesi i Bayer Leverkusen ishte një nga historitë e këtij sezoni. Është duke…

21 hours ago

Chelsea fiton mbi 5 milionë euro nga lojtari i pensionuar – kjo është arsyeja

Pavarësisht tërheqjes nga futbolli, Eden Hazard vazhdon të paguhet nga Real Madrid. Në kontratën e…

22 hours ago