Futboll

Rikthimi në fushë i Sergio Ramosit, enigma e madhe te PSG

Kthimi i Sergio Ramosit në fushë mbetet enigma e madhe e këtij tetori për PSG-në. Edhe pse qendërmbrojtësi ndihet mirë dhe dëshiron të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, stafi mjekësor i ekipit parizien nuk po e autorizon aktivizimin e tij të shpejtë, por ekziston rreziku e rikthimit të problemeve fizike që mund ta lënë larg fushave për shumë muaj.

Ky është informacioni i fundit që ka siguruar “L’Equipe”, që në raportimin e kësaj të enjteje thekson që Ramos dëshiron të luajë me PSG, por nuk janë të këtij mendimi stafi mjekësor i klubit të pasur francez.

Nëse mbrojtësi spanjoll e afron aktivizimin e tij, pulpa e këmbës së majtë mund të lëndohet përsëri e kjo do të shkaktonte pasoja më të rënda për ish-lojtarin e Realit të Madridit.

“Le Parisien”, ndërkohë, ka qenë disi më optimiste, kjo gazetë shkruan se Ramos mund të bëjë debutimin e tij, në rastin më të mirë, më 29 tetor, kundër Lille. Ai nuk do të luajë kundër Angers të premten, as kundër Leipzigut në Champions, madje as kundër Olimpikut të Marsejës në klasiken e Francës, më 24 tetor.

Që kur nënshkroi për PSG në korrik, Ramos ende nuk ka qenë në gjendje të zbresë në fushë me ekipin e tij të ri për shkak të problemeve në pulpë dhe në gju.

Var Kosova

Recent Posts

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

15 hours ago

Ky është klubi i vetëm që nuk mori licensën për garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë…

17 hours ago

Benzema rikthehet te Real Madrid, kjo është arsyeja

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për…

18 hours ago

Edon Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë – ja renditja

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë. Ylli…

18 hours ago

Gazeta turke shkruan se Vedat Muriqi është afër të transferohet te ky klub

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati…

21 hours ago

Granit Xhaka dhe Leverkusen luajnë sot gjysmëfinalen e parë në Europa League

Roma-Bayer Leverkusen është kryesfida e fazës gjysmëfinale të Europa League, me takimin e parë që…

22 hours ago