Featured

Virgil van Dijk beson dhe feston para kohe golat e Mohamed Salah

Mohamed Salah nga shumë po konsiderohet si lojtari më i mirë në botë dhe fjalët u rritën edhe më shumë pas të martës në fitoren emocionuese të Liverpoolit ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-2.

Egjiptiani po luan në një nivel të jashtëzakonshëm dhe po ndihmoi ‘The Reds’ drejt sukseseve si në Ligën Premier, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi dy gola në ndeshjen e fundit, duke e dërguar Liverpoolin në vendin e parë me 9 pikë në grup.

Ai ka 12 gola këtë sezon dhe debati se 29-vjeçari është më i mirë në botë, po fillon të merr aleatë në anën e tij.

Van Dijk e di se Salah është ‘mbret’

Salah është i paprekshëm dhe shokët e tij të skuadrës kanë besim të plotë tek ai.

Tani kemi arritur në pikën kur Salah në çdo kohë që merr topin në një zonë të rrezikshme, mund të përfundojë në pjesën e prapme të rrjetës.

Goli i tij kundër Watford fundjavën e kaluar ishte dëshmi se asnjë hapësirë ​​nuk mund t’i lihet Salahut, pasi që rreziku që ai krijon tashmë është i dukshëm.

Virgil van Dijk e di këtë gjë më së miri.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit është kapur duke festuar para kohe golin e Salah kundër Atletico Madridit, duke ngritur duart lart para se egjiptiani të godiste.

Nuk është hera e parë që Van Dijk feston para kohe golat e Salah.

Holandezi nuk ka dyshim se shoku i tij i skuadrës është më i miri.

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ne jemi shumë të kënaqur me formën që ai ka. Ai është padyshim lartë”, deklaroi ai.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

23 mins ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 hours ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

2 hours ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

5 hours ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

6 hours ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

24 hours ago