Futboll

PSG fiton me dhjetë lojtarë ndaj Nantes, Messi gjen më në fund golin e parë në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Nantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, ndërsa Lionel Messi ka shënuar golin e parë në Ligue 1. 

Kryeqytetasit kanë vazhduar marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat apo të katërtën nga pesë ndeshjet e fundit, ku kanë edhe një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të parisienëve, të cilët krijuan më shumë, luajtëm më mirë dhe shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e dytë dhe ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Leandro Paredes.

Në pjesën e dytë, PSG mbeti pa Keylor Navas (65’), i cili u ndëshkua me të kuq, Nantes arriti të barazojë rezultatin, por vendasit shënuan edhe dy gola për ta siguruar fitoren.

Nantes gjeten të parët golin e barazimit në minutën e 77-të me anë të Randal Kolo Muani, i cili shënoi për 1-1, ndërsa Dennis Appiah (82’) shënoi autgol për epërsinë e PSG-së 2-1.

Kur pritej që ndeshje të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Lionel Messi (87’), i cili shënoi golin e parë këtë  sezon në Ligue 1, për të vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 37 pikë, ndërsa Nantes renditet në vendin e 11-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, parisienët luajnë në udhëtim te St Etienne, ndërsa Nantes udhëton te Lille.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

1 day ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

1 day ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

1 day ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

1 day ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

1 day ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

2 days ago