Featured

Scaloni zbulon se përse nuk e thirri Messin me Argjentinën

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se ka folur me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, përpara se të shpallte listën e skuadrës së tij për kualifikimet e Kupës së Botës të Albiceleste-s gjatë kësaj pauze ndërkombëtare, pas përballjes së 34-vjeçarit me COVID-19.

Duke qenë se Argjentina tashmë ka siguruar vendin e saj në Botërorin e Katarit, u vendos që të mos rrezikohej me Messin.

“Është e qartë se ne do të donim të kishim Messin këtu me ne”, u shpjegoi Scaloni gazetarëve të mërkurën.

“Unë fola me të dhe ai më tha se COVID-i e goditi fort. Është thelbësore që ai të bëhet mirë dhe kjo është arsyeja pse vendosa që opsioni më i mirë ishte që ai të qëndronte në klubin e tij”.

PSG ishte gjithashtu mirënjohës që Messi mund ta përdorte këtë periudhë për të pushuar dhe rikuperuar më mirë, pasi ai duket të kthehet në gjendje të plotë përpara ndeshjes vendimtare të skuadrës franceze në 1/16 e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

35 mins ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 hours ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

3 hours ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

5 hours ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

7 hours ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

24 hours ago