Featured

Interesimi i Manchester United për Amir Rrahmanin, flet agjenti i lojtarit

Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës, Amir Rrahmani është kthyer në një lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën e Napolit në Seria A.

Paraqitjet e kapitenit të Kosovës me napolitanët kanë bërë që për lojtarin të ketë oferta nga klube të tjera të mëdha, të cilat kërkojnë që të sigurojnë edhe shërbimet e tij.

Ditët e fundit është përfolur shumë se një nga skuadrat që këmbëngul për Rrahmanin është edhe Manchester United, dhe për të shpjeguar këtë për “Gazeta Blic” ka folur edhe menaxheri i mbrojtësit, Adrian Aliaj.

“Kemi interesim nga shumë skuadra për Amir Rrahmanin. Lojtari është nën kontratë me Napolin dhe ndihet mirë atje. Amiri do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Napoli është shumë afër që ta sigurojë këtë gjë”, do të deklaronte Aliaj.

Kujtomë se  Rrahmani ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2024, teksa u ble nga “Axurrët” në janar të vitit 2020 për 14 milionë euro dhe u la në huazim te Hellas Verona, për t’u bashkuar në verë me Napolin ku në fillim nuk kishte minutat që donte. 

Var Kosova

Recent Posts

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

2 days ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

2 days ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

2 days ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

2 days ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

2 days ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

2 days ago