Featured

Bosi i PSG-së zbulon arsyen pse refuzoi 180 milionë euro për Mbappen

Gazeta Marca ka realizuar një intervistë me Presidentin e Paris Saint-Germain (PSG) në të cilën ai diskuton për rinovimin e kontratës së sulmuesit, Tebasin, Super Ligën, Zidane dhe shumë gjëra të tjera

Nasser Al Khelaifi ka folur për Marcan për projektin e ri të PSG-së.

Presidenti i PSG ka adresuar tema të nxehta për atë që ka ndodhur në Parkun e Princave, largimin e Leonardos dhe ardhjen e Luis Campos në krye të departamentit sportiv të klubit.

Për trajnerin, Al Khelaifi nuk ka dashur ta konfirmoi largimin e Mauricio Pochettinos dhe ka përjashtuar emërimin e mundshëm të Zinedine Zidane.

“Dua ta bëj qartë që e kam dashur Zidane si lojtar dhe mandej si trajner, por ne nuk kemi folur më të direkt apo indirekt, asnjëherë”, tha ai për Marca.

Al Khelaifi po ashtu e ka mbrojtur Kylian Mbappe dhe, ndryshe nga pretendimet e Florentino Perez që kishte thënë se ai ndryshoi mendje në 10 ditët e fundit, ai ka versionin e tij.

“Refuzova 180 milionë euro verën e kaluar nga Real Madridi për shkak se e dija që Kylian dëshironte të qëndronte në PSG. E njoh atë shumë mirë, e di çfarë dëshiron ai dhe familja e tij, ata nuk ndikohen nga paratë”, tha ai.

“Ai ka vendosur të luajë këtu për qytetin e tij, klubin e tij dhe vendin e tij dhe për projektin sportiv. Ai mendon qvetëm të luajë dhe të fitojë”.

Presidenti i PSG-së ka qenë më i ashpër kur ka folur për Presidentin e LaLigës, Javier Tebas.

“Atë çfarë bëjmë, ne e bëjmë për shkak se mundemi. Nuk është në stilin tonë të flasim për ligat tjera, klubet apo federatat”, tha ai/ “Ne nuk japim mësime dhe ne nuk do të lejojmë askënd për të na dhënë mësime. Është e njëjta gjë çdo vit. Ne do të vazhdojmë ndërtimin e projektit tonë”.

Në intervistën me MARCA Al Khelaifi po ashtu ka insistuar që “Super Liga ka vdekur” dhe ai ka konfirmuar angazhimin e tij të ri për qarkun Padel.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për Leo Messi, Neymar dhe politikën e re të transfereve që do të implimentohet nga Luis Campos. Megjithatë, presidenti nuk ka konfirmuar emërimin e Christophe Galtier në timonin e skuadrës edhe pse gjithçka duket se ka përfunduar dhe ai do të jetë trajner i PSG-së.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

2 days ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

2 days ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

2 days ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago