Featured

Futbollisti i Premier League akuzohet tashmë për dy abuzime seksuale

Lojtari i Premier League i akuzuar për përdhunimin e një gruaje në një festë u riarrestua dje për një tjetër akuzë nga një viktimë të dytë të dyshuar.

Talenti, emri i të cilit nuk mund të bëhet i ditur për arsye ligjore, u arrestua për herë të parë të hënën në një bastisje në orën 3 të mëngjesit. Gjashtë makina policie ndaluan përpara rezidencës së tij ndërsa ai ishte në gjumë.

Një grua u kishte thënë oficerëve se ishte përdhunuar nga ai gjatë pushimeve një javë më parë dhe u tregoi atyre prova të dhunës që ajo pretendonte se kishte pësuar gjatë sulmit.

Megjithatë, ajo gjithashtu i tha policisë se ishte kontaktuar nga viktima e dytë e supozuar.

Një burim tha mbrëmë për “The Sun”: “Gruaja mori një mesazh privat në Instagram. Ajo pretendoi se ishte përdhunuar nga ky futbollist në vitin 2021. Kur gruaja po jepte deklaratën e saj në polici për sulmin e supozuar gjatë pushimeve të muajit të kaluar, ajo gjithashtu u tregoi policëve mesazhet që kishte marrë.

Policia i mori shumë seriozisht pretendimet e veçanta dhe e arrestoi lojtarin edhe për ato mesazhe. Ky është tani një hetim me shumë aspekte.”

Lojtari i cili cilësohet si një ng më të mirët të ligës dhe ekipit, u mbajt në paraburgim për më hsumë se 24 orë. Mbrëmë ai u lirua me kusht deri në një datë në gusht. Karriera e lojtarit tashmë është në ekuilibër. Ai do t’i bashkohej skuadrës së tij në Premier League për një turne para-sezonal javën e ardhshme, ku gjithashtu do të merrte pjesë edhe në Kupën e Botës në Katar 2022.

Var Kosova

Recent Posts

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

55 mins ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

18 hours ago

Ky është klubi i vetëm që nuk mori licensën për garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë…

20 hours ago

Benzema rikthehet te Real Madrid, kjo është arsyeja

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për…

21 hours ago

Edon Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë – ja renditja

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë. Ylli…

21 hours ago

Gazeta turke shkruan se Vedat Muriqi është afër të transferohet te ky klub

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati…

23 hours ago