Featured

Japonia shokon Gjermaninë, triumfon me rikthim dhe hap groupin E

Ashtu si Argjentina ditësh e djeshme dhe Gjermania dështoi të fitojë ndeshjen e parë debutese të “Katar 2022”, përballë Japonisë, me ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Japonezët u hodhën në sulm të parë madje arritën të shënonin që në minutën e 8’, por goli u anullua pasi u realizua në pozicion të parregullt. Kaq do të mjaftonte për të nisur dominimin e “pancerave”, të cilët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 33’ të ndeshjes, pas një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi nga Ilkay Gundogan.

Pas shënimit të golit të parë dominimi gjerman vazhdoi me Kai Havertz, i cili gjeti rrugën e rrjetës por ashtu si goli i parë i ndeshjes dhe ai u anullua për pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Pas një kontroll loje të vazhdueshëm nga Gjermania, japonezët arritën të gjenin golin e baraspëshës me të sapo futurin në lojë Ritsu Doan, në minutën e 75’ dhe vetëm 8’ minuta më vonë në të 83’ Takumi Asano përmbysi komplet rezultatin duke i dhënë tifozëve japonez një “surprizë” fantastike në ndeshjen e tyre debutuese të këtij Botërori.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

3 days ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

3 days ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

3 days ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

3 days ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

3 days ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

4 days ago