Futboll

Kaka zbulon favoritët e Botërorit: Mëkat që këto dy lojtarë nuk luajnë dot në Katar

Legjenda e Milanit, Kaka, ishte i impresionuar me punën e Stefano Piolit në klubin kuqezi, ndërsa vlerësoi shumë yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Anësori 21-vjeçar gjeorgjian ka qenë një pjesë jetike e suksesit të skuadrës së Luciano Spalletti këtë sezon, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 10 asiste në 17 paraqitje të deritanishme në Serie A dhe Champions League.

Puna e tij e ka ndihmuar Napolin të shkojë 8 pikë përpara Milanit të vendit të dytë në klasifikim, duke krijuar një garë emocionuese për titullin në gjysmën e dytë të sezonit. Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori Kaka fillimisht diskutoi pritshmëritë e tij për Botërorin e ardhshëm në Katar:

“Po, gjithçka do të ndikojë, koha e sezonit, temperatura e ngrohtë, por jo shumë e nxehtë, mungesa e udhëtimit dhe për rrjedhojë mundësia për të filluar procesin e rikuperimit menjëherë pas ndeshjes. Kampionët e mëdhenj do të jenë në krye”.

Ish-ylli i Milanit komentoi mungesën e një kampi përgatitor për ekipet: “Në të vërtetë është një risi, por lojtarët tashmë e dinë se çfarë duan trajnerët, edhe kualifikimet ishin të dobishme për këtë. Pres futboll vertikal dhe shumë gola, siç ndodh në Champions League. Kupa e Botës zakonisht ndjek trendin dhe tregon se në cilin drejtim po shkon”.

Kaka vlerësoi punën e Kvaratskhelia me Napolin dhe mungesën e tij në Kupën e Botës: “Ai është shumë i mirë, një surprizë e bukur. Më duket e turpshme, më vjen keq që ai dhe Haaland nuk mund të luajnë në Kupën e Botës. Fantazia gjithmonë befason, lojtari që gjen zgjidhje që të tjerët nuk i shohin bën diferencën”.

Kaka diskutoi dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës: “Kjo gjë më lëndon edhe mua, por duhet të jemi optimistë, edhe sepse Italia fitoi Kampionatin Evropian. Nëse shtoni Brazilin dhe Argjentinën është një Botëror i vogël. Ndoshta eliminimi i 2018-ës ishte pak i nënvlerësuar, por shoh që tani ka shumë të rinj interesantë”.

Ai foli se si ndihet teksa e sheh sërish Milanin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve: “Eshtë bukur. Do të doja të vija në Itali për sfidën me Tottenhamin. Milani ka marrë drejtimin e duhur, më pëlqen puna afatgjatë e ngritur nga klubi”.

Së fundi, Kaka diskutoi punën e ish-bashkëlojtarit të tij Paolo Maldini si drejtor në klub: “Duke e njohur Paolo, e dija se do të bënte mirë pavarësisht se në çfarë roli. Ai është një njeri shumë inteligjent, kompetent dhe korrekt. Është një gjë e mirë që ai vendosi të bëhej drejtor i Milanit. Ne flasim herë pas here. Kam studiuar, kam bërë tri kurse për menaxhim sportiv, një për biznes sportiv dhe një për trajner. Ndoshta do të punoj si drejtor sportiv”.

Referuar Botërorit të Katarit, ish-mesfushori kuqezi e sheh kombëtaren e vendit të tij pretendente kryesore: “Brazili është favorit, sepse ka kohë që po punon për këtë projekt. Konfirmimi i Tite ishte pozitiv, sepse tani grupi ka eksperiencën e duhur dhe mund të përballojë momentet negative.

Në dy vitet e fundit janë rritur Vinicius, Rodrigo, Antony dhe të tjerë. Bremerin nuk e kam njohur deri para disa muajsh, por është shumë i fortë. Pas Brazilit vendos Argjentinën dhe Francën si favoritë të Botërorit në Katar. Dhe si befasi vë në dukje Serbinë, e cila është shumë e rrezikshme”.

Var Kosova

Recent Posts

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

1 day ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

1 day ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

1 day ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

1 day ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

1 day ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

1 day ago