Futboll

Harry Kane flet pas penalltisë së humbur: Jam absolutisht i shkatërruar, marr përgjegjësi…

Harry Kane dhuroi një paraqitje spektakolarë mbrëmjen e djeshme ndaj Francës, por ajo e penallti e humbur në minutën e 84’, e cila i kushtoi Botërorin, Anglisë, padyshim që ka lënë shije të hidhur te kapiteni i “tre luanëve”.

Me anë të një postimi, në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Kane ka marrë totalisht përsipër përgjegjësitë e tij.

“Jam absolutisht i shkatërruar. Ne dhamë gjithçka, dhe gjithçka u “var” në një detaj të vogël për të cilin unë marr përgjegjësi. Nuk ka asnjë fshehje, dhemb dhe do të duhet kohë për ta kapërcyer, por është pjesë e sportit. Tani jam gati të shfrytëzoj eksperiencën për të qenë më i fortë mendërisht dhe fizikisht për sfidën e radhës. Faleminderit për mbështetjen gjatë turneut, do të thotë shumë”,- është shprehur në mesazhin e tij, Harry Kane, i cili mbrëmjen e djeshme arriti të vendoste dhe një rekord të ri, duke iu bashkuar sulmuesit legjendar anglez, Wayne Rooney, si golashënuesit më të mirë, në historinë e kombëtares së “tre luanëve”, me plot 53 gola.

Var Kosova

Recent Posts

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

6 hours ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

6 hours ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

7 hours ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

8 hours ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

10 hours ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

12 hours ago