Featured

Ish mesfushori i Liverpoolit largohet nga futbolli pas problemeve me zemër

Lucas Leiva është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare. Mesfushori nisi karrierën te Gremio. Më pas u transferua në Evropë, aty ku luajti me skuadra si Liverpool dhe Lazio.

Gjatë karrierës së tij, braziliani e veshi plot 22 herë fanellën e Kombëtares së “seleçaos”. Verën e vitit të kaluar ai u rikthye te Gremio. Leiva u detyrua ta mbyllte me futbollin aktiv për shkak të problemeve në zemër.

“Shëndeti im është i pari. Dua të falënderoj Gremion.  Sot po shpall tërheqjen time nga futbolli. Po e përfundoj karrierën time në klubin ku doja, por jo ashtu siç doja.

Një forcë madhore më detyroi ta mbyll me futbollin. Kthej kokën pas dhe ndihem falënderues për karrierën që kam ndërtuar. U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare për të realizuar ëndrrën time.

Dhe ia dola. Faleminderit të gjithë fansave në mbarë botën! Ju përqafoj të gjithëve”,- thuhet në letrën zyrtare të brazilianit.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

1 hour ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 hours ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

3 hours ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

6 hours ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

7 hours ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

1 day ago