Featured

Nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm, PSG përgatitet për blerjen e bujshme në verë

Paris Saint-Germain iu dha një goditje e rëndë të mërkurën e javës së kaluar, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich.

Thashethemet filluan pas humbjes së tyre 2-0 në Mynih në lidhje me të ardhmen e superyjeve si Kylian Mbappe , Lionel Messi dhe Neymar.

Ndërkohë, Erling Haaland është lidhur me një kalim te kampioni në fuqi i Ligue 1.

Sipas La Razon, në Paris ata kanë filluar të ngopen me lëndimet e Neymarit dhe paraqitjet e fundit të Messit.

Ata besojnë se largimet e mundshme të dy yjeve të PSG-së mund të jenë zgjidhja më e mirë për klubin, i cili po përgatit ndryshime të mëdha në verë.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG dëshiron të marrë Haalandin, në përpjekjen e tyre për të krijuar një partneritet të frikshëm sulmues me Mbappen.

PSG-ja do të ishte e interesuar të aktivizonte klauzolën e norvegjezit, e cila vlerësohet në 200 milionë euro dhe ata mund ta kompensojnë duke larguar Neymarin dhe Messin.

Kështu e bëri të ditur edhe Daniel Riolo në Radio Monte Carlo (RMC).

Ndërkohë, L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv Luis Campos ka vendosur në radarin e tij mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen dhe sulmuesin e Benficas, Goncalo Ramos .

Nëse Haaland transferohet në Paris, Messi ose Neymar në mënyrë të pashmangshme do të duhet të largohen pasi PSG-së do t’i duhet të ketë kujdes me Fair Play-in Financiar.

Sipas Le Parisien, paga e ekipit është afër 700 milionë euro – më e larta në Evropë

Var Kosova

Recent Posts

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

1 hour ago

Ky është klubi i vetëm që nuk mori licensën për garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë…

3 hours ago

Benzema rikthehet te Real Madrid, kjo është arsyeja

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për…

4 hours ago

Edon Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë – ja renditja

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë. Ylli…

4 hours ago

Gazeta turke shkruan se Vedat Muriqi është afër të transferohet te ky klub

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati…

6 hours ago

Granit Xhaka dhe Leverkusen luajnë sot gjysmëfinalen e parë në Europa League

Roma-Bayer Leverkusen është kryesfida e fazës gjysmëfinale të Europa League, me takimin e parë që…

8 hours ago