Featured

Edhe ky futbollist nga Kosova pritet t’i bashkohet Amir Rrahmanit te Napoli

Pas 4 sezoneve fantastike me “blutë” e Napoli, “aventurë” të cilën e kulmoi këtë sezon me fitimin e titullit kampion, duket se anësori meksikan i “jugorëve” të Italisë, Hirving Lozano do t’i japë shumë shpejt “divorcin” bluve.

Sipas raportimeve të prestigjiozes italiane, klubi duket se e pret një largim të meksikanit dhe tashmë ka nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të tij, teksa në “shënjestër” është vendosur anësori nga Kosova i Lille, Edon Zhegrova.

“Dardani” 24-vjeçar ka bindur në sezonin e tij të dytë te Lille, teksa në 21 përballjet e Ligue 1 ka shënuar 3 gola e ka dhuruar 4 herë pasimet decisive për shokët e tij të skuadrës. Përveç performancave Presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis “tërhiqet” dhe nga çmimi i lojtarit, vetëm 10 milionë euro e duke llogaritur këtu “miqësinë” me francezët e Lille, çmimi ka gjasa të reduktohet.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

2 days ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 days ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

2 days ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

3 days ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

3 days ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

3 days ago