Futboll

Nuk është korrekte ndaj meje, Mirlind Daku tregon nëse do t’i bashkohet Shqipërisë

Mirlind Daku është shprehur tejet i zhgënjyer me mos-ftesën nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Sulmuesi kosovar ka thënë se nuk është kontaktuar fare gjatë gjithë kësaj periudhe nga përzgjedhësi Alain Giresse ose dikush tjetër nga Kosova.

“Prej këtij momenti, prej kësaj faze që nuk e kom pasë ftesën e Kombëtares së Kosovës, mundem më thënë se kam për të filluar ta mendojë edhe këtë mundësi. Nëse më jepet mundësia, do ta përfaqësojë me gjithë zemër”, tha ai për “Dueli Sportiv”.

“Kur po vije puna me këtë formë kaq të mirë, me statistika kaq të mira, me minutazhën e duhur, nuk po vije ftesa, po është diçka shumë jo-korrekte ndaj meje”, shtoi 25-vjeçari.

Ai tha se nuk dëshiron që të tingëllojë që ia dëshiron të keqen Kosovës.

“Ndoshta po dukemi pak se ia kemi syrin e keq Kombëtares. Por, pavarësisht nëse jam unë apo jo, unë ia dua të mirën Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. Unë jam rritur e zhvilluar këtu”, tha ish-sulmuesi i Hajvalisë, Llapit e Ballkanit.

Daku ironizoi me mos-ftesën e Kombëtares së Kosovës, duke i falënderuar për këtë veprim.

“Edhe për të ardhmen time kishte mundur të ndikonte ftesa e Kombëtares, për arsye se edhe klubet e interesuara të shohin me një sy tjetër. Ftesa nuk arriti. Dua t’i falënderoj shumë për këtë gjest ndaj meje. Për të ardhmen ka me pasë diçka shumë të jashtëzakonshme këtë merkato. Jemi duke shqyrtuar ofertat. Shpresoj se do t’i bëjë krenarë tërë popullin shqiptar”, u shpreh Daku.

Mirlind Daku shkëlqeu në sezonin e fundit me Muran, duke shënuar 22 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Ai me 20 gola në kampionatin slloven u rendit si golashënuesi i dytë më i mirë për sezonin 2022/23.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ditë më parë deklaroi se vendimi për mos-ftesën e Dakut ka të bëjë me arsye sportive.

“Për Dakun ka të bëjë me zgjidhje sportive. Po ashtu në repartin e sulmit ka shumë lojtarë dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar, edhe pse po tregon paraqitje të mira”, ishte shprehur francezi në konferencën për media të premten.

Var Kosova

Recent Posts

VIDEO/ Reagimi i Messit pasi humbi penalltinë kundër Ekuadorit

Argjentina e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa Americas. Messi me shokë triumfuan vetëm…

1 hour ago

Finale para finales, këto janë formacionet potenciale të lojës Gjermani – Spanjë

Stadiumi “Stuttgart Arena”, do të jetë arena e “luftës” ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë që do…

2 hours ago

Granit Xhaka flet për lojtarët e Anglisë dhe mundësinë që ta fitojë Ballon d’Or

Zvicra do të përballet me Anglinë të shtunën në çerekfinale të Kampionatit Europian. Para kësaj…

3 hours ago

“Dhëndri i Kosovës” dënohet nga UEFA, ka shansa të luajë kundër Holandës?

Futbollistit të Turqisë, Merih Demiral, i ka kushtuar mënyra e festimit të dy golave kundër…

3 hours ago

Zvicra merr lajmin e mirë për Granit Xhakën para lojës kundër Anglisë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka do të jetë në dispozicion të trajnerit Murat Yakin për…

2 days ago

Ja ku do ta luaj Ballkani ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e luan në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndeshjen…

2 days ago