Featured

Ikona e futbollit evropian e “çon në qiell” Albion Rrahmanin, ka një këshill për klubin e tij

Ish-futbollisti i Rumanisë dhe shumë skuadrave evropiane, Adrian Mutu është i bindur se Albion Rrahmani është qendërsulmuesi më i mirë në Superligën rumune dhe këshillon klubin e Rapid Bukureshtit që të përpiqen të mos e shesin atë.

Rrahmani ka impresionuar te Rapid që në këtë sezon të parë dhe ka shënuar 16 herë në 20 ndeshje.

Në media është raportuar se Benfica e Lisbonës dëshiron ta transferojë atë dhe se po përgatit një ofertë prej tetë milionë eurosh.

Ditët e fundit gazetarët gjermanë kanë folur edhe për interesimin e Werder Bremenit, skuadër që zë vendin e 11-të në Bundesligë.

Mutu është shprehur i kënaqur me Albion Rrahmanin dhe për të thotë se është “numri 9” më i mirë në kampionatin rumun.

“Mendoj se ai është një sulmues shumë i mirë. Mendoj se është “numri 9” më i mirë në kampionatin tonë. Mendoj se këtu më pak varet nga Rrahmani, por nga planet e ardhshme që Rapid ka bërë për të ardhmen”, u shpreh Mutu.

“Ju gjetët një sulmues si Dugandzic sezonin e kaluar, e keni Rrahmanin dhe mendoj se do të ishte mirë ta mbani atë. Edhe nëse Rapidi po kalon një kohë të vështirë dhe shumë njerëz prisnin që ekipi të ishte kampion ose të luftonte për titullin deri në fazën e fundit”, tha Adrian Mutu.

Mutu është i bindur se Rapid ka fuqi financiare për të mbajtur Rrahmanin

Rapid shpenzoi këtë sezon gati shtatë milionë euro për transferimet e lojtarëve dhe Mutu është i bindur se Dan Șucu, aksioneri kryesor dhe Victor Angelescu, i cili zotëron 20 për qind të aksioneve, mund të përballojnë të mos shesin lojtarët e rëndësishëm.

“Nuk mendoj se tani aksionerët e Rapid kanë nevojë për ndihmë nga ana financiare. Përkundrazi, kanë mundësi ta mbajnë Rrahmanin. Dhe na duhet një shtytje për të sjellë lojtarë të tjerë pranë Rrahmanit që të mund të sulmojmë titullin vitin e ardhshëm.

Përndryshe, Rrahmani u transferua në Rumani në verën e kaluar për 600 mijë euro nga klubi i Ballkanit.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

1 day ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

1 day ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago