Featured

U fjalos në fushë me Kloppin, Mohamed Salah merr këtë vendim për të ardhmen

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah i ka komunikuar klubit të Liverpoolit se nuk do të largohet këtë verë.

Sipas “The Athletic”, 31-vjeçari ka vendosur të respektojë kontratën që e lidh me “Reds”, duke qëndruar në “Anfield” edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo do të thotë se Salah mund të ikë me koston zero në verën e vitit 2025. Për lojtarin janë interesuar mjaft ekipet arabe. Madje verën e kaluar dhe në janar ofertat për të dhe Liverpooli ishin marramendëse, por nuk ndodhi asgjë. E ardhmja e Salah është kthyer sërish temë dite, sidomos pas përplasjes së tij me trajnerin Jurgen Klopp, gjatë barazimit 2-2 me West Ham.

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, pritet të jetë drejtuesi i ri dhe të marrë disa vendime të mëdha, përfshi edhe të ardhmen e Salah. Egjiptiani luan në “Anfield” prej vitit 2017 dhe në 346 ndeshje zyrtare ka realizuar 210 gola, duke qenë një nga idhujt e tifozëve.

Var Kosova

Recent Posts

Vetëm gruaja mund ta ndalojë trajnerin e Vedat Muriqit të shikojë Cádizin

Mallorca ka nevojë që Cádiz të gabojë kundër Sevilles për të garantuar matematikisht mbjetesën e saj në La Liga dhe trajneri…

15 hours ago

Taulant Xhaka e ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore

Një incident ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen Basel -Lausanne Ouchyt. Aty ishin të përfshirë futbollisti…

16 hours ago

Ky pritet të jetë klubi i ri i Jose Mourinhos

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u…

19 hours ago

Gjermania lë jashtë listës së Evropianit dy legjenda të kombëtares

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann do të marrë vendimin e pamëshirshëm për të…

2 days ago

Konfirmohet largimi i yllit të Manchester United në fund të këtij sezoni

Mbrojtësi Raphael Varane do të largohet zyrtarisht nga Manchester United në fund të këtij edicioni.…

2 days ago

Klubi i madh i Rumanisë kërkon këta dy lojtarë të Ballkanit

Dan Petresku po përgatit transferimet e para te CFR Cluj. Trajneri që shkroi historinë në…

2 days ago