Featured

Granit Xhaka shprehet optimist për sfidën kundër Italisë, përmend golin e Gjermanisë

Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales të këtij Evropiani, të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.

Mesfushori zviceran, Granit Xhaka nuk dëshiron që të flitet për atmosferë negative, edhe pse goli i shënuar nga Fullkrug në ndeshjen e fundit në grup kundër Gjermanisë ka ulur pak moralin.

“Sinqerisht mendoj se Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes ndaj Gjermanisë. Mendoj që festimi i çmendur i gjermanëve për golin e barazimit e tregon këtë”, ka thënë Xhaka.

Edhe pse nuk u arrit vendi i parë, Xhaka shprehet se është plotësisht i kënaqur.

“Ne e mbyllim grupin të pamposhtur dhe me një ndeshje që nxori në pah të gjithë karakterin tonë. Ndaj Skocisë, kur ishim në disavantazh, reaguam në mënyrë të shkëlqyer. Në Frankfurt, ne pamë gjithashtu urinë e madhe të ekipit, le të shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një ekip me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm dhe me vullnet të jashtëzakonshëm”, ka theksuar Xhaka.

Var Kosova

Recent Posts

Këto janë rregullat e reja të futbollit që hynë në fuqi sot

Me fillimin e ditës së parë të korrikut, nis sezoni i ri. Promovimet dhe rëniet…

2 days ago

Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës pëson sulm në zemër

Mesfushori i Lille OSC, Nabil Bentaleb (29) pësoi arrest kardiak të martën, më 18 qershor,…

6 days ago

Faza e eliminimit direkt, ja kur dhe ku zhvillohen ndeshjet e radhës

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ dhe tani jemi në fazën…

6 days ago

Sylvinho me një postim emocional për aventurën e Shqipërisë në Evropian

“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa…

7 days ago

Sot luhen këto katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kampionat Evropian

Sot do të luhen edhe katër ndeshje në kuadër të Euro 2024. Ndeshjet më interesante…

7 days ago

Bilancin identik, ja pse doli Danimarka e dyta e Sllovenia e treta?

Danimarka e Sllovenia e kanë përfunduar garën në grup me pikë të barabartë – 3.…

7 days ago