Featured

Sylvinho me një postim emocional për aventurën e Shqipërisë në Evropian

“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas shumë e shumë deklaratësh, si ato pas ndeshjes e pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, tekniku Sylvinho ka folur sërish për ecurinë e “Legjionarëve”, në Euro 2024, kësaj here me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, nga ku është shprehur se ishte shumë krenar për atë që i treguan tifozëve në fushën e blertë.

“Dje mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024. Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit.  Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar. U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë. Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti”,- shkruhet në postimin e plotë të teknikut Sylvinho.

Var Kosova

Recent Posts

Këto janë rregullat e reja të futbollit që hynë në fuqi sot

Me fillimin e ditës së parë të korrikut, nis sezoni i ri. Promovimet dhe rëniet…

2 days ago

Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës pëson sulm në zemër

Mesfushori i Lille OSC, Nabil Bentaleb (29) pësoi arrest kardiak të martën, më 18 qershor,…

6 days ago

Faza e eliminimit direkt, ja kur dhe ku zhvillohen ndeshjet e radhës

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ dhe tani jemi në fazën…

6 days ago

Granit Xhaka shprehet optimist për sfidën kundër Italisë, përmend golin e Gjermanisë

Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve…

7 days ago

Sot luhen këto katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kampionat Evropian

Sot do të luhen edhe katër ndeshje në kuadër të Euro 2024. Ndeshjet më interesante…

7 days ago

Bilancin identik, ja pse doli Danimarka e dyta e Sllovenia e treta?

Danimarka e Sllovenia e kanë përfunduar garën në grup me pikë të barabartë – 3.…

7 days ago