Zgjim Sojeva do të jetë delegat në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Bayer Leverkusenit dhe Interit. 

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën dhe i takon xhiros së gjashtë të Championsit. 

Ndeshja nis nga ora 21:00. 

Pjesë e Leverkusenit është Granit Xhaka, kurse tek Interi luan Kristjan Asllani. 

Leverkuseni është në vendin e gjashtë me 10 pikë, kurse Interi në vendin e dytë me 13 pikë. 

Sojeva është menaxher i Përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll.